Konferenca Kombetare 2018

Shoqata Shqiptare e Infektivologjise, organizon me dt 15 Dhjetor 2018 Konferencen Kombetare 2018 : "Sindromi ethor, diagnoza dhe menaxhimi”.
Konferenca do te mbahet ne Hotel Hilton Garden Inn ne Tirane.

 

Ky aktivitet do te sherbeje per rritjen e njohurive te mjekeve specialiste infeksioniste dhe te specialiteteve te tjera si dhe ato te familjes qe merren ne praktiken klinike me diagnozen dhe manaxhimin mjeksor te pacienteve me sindrom ethor si akut edhe kronik me origjine te panjohur .
Qellimi i ketij aktiviteti eshte qe te ofroje nje informacion klinik gjitheperfshires te mbeshtetur ne burime referencash klinike te perditesuara sic jane udherrefyesit me te fundit nderkombetare apo eksperiencat klinike Shqiptare mbi algoritmat diagnostike te ethes akute, bakteremive, gjendjeve septike, infeksioneve vatrore por edhe te ethes me origjine te panjohur si dhe menaxhimin e tyre sidomos ne drejtim te perdorimit te antibiotikeve.
Ne fund te ketij aktiviteti pjesmarresit duhet te jene te gjendje :
Te kene njohuri te mjaftueshme mbi mekanizmat patogjenetike te ethes; Te kene njohuri mbi epidemiologjine e gjendjeve ethore; Te kene njohuri dhe aftesi per aplikimin e protokolleve dhe algoritmave diagnositke te etheve akute, bakteremive, gjendjeve septike, infeksioneve vatrore; Te kene njohuri dhe aftesi per aplikimin e protokolleve dhe algoritmave diagnostike te etheve me origjine te panjohur; Te njihen me raste klinike me gjendje ethore akute dhe te zgjatur; Te njihen me parimet me te mira te perdorimit sa me korrekt te antimikrobikeve si dhe informacione te perditesuara mbi antibiotiket e rinj; Te aplikojne sistemin e referimit per aksesin sa me te mire te rasteve me gjendje ethore.
Ne perfundim te konferences mjeket kliniciste do te jene ne gjendje te menaxhojne me mire rastet adulte me gjendje ethore akute dhe me origjine te panjohur; Mjeket specialiste do te jene ne gjendje te aplikojne protokollet dhe udherrefyesit me te perditesuar te diagnozes dhe menaxhimit e gjendjeve ethore akute dhe me origjine te panjohur.
Profesionistet pjesmarres: semundje infektive, semundje interne, hematolog, onkolog, mikrobiolog, gastro-hepatolog, mjek familje, mjek i pergjithshem, epidemiolog, shendet publik.
Konferenca eshte ne proces aplikimi per akreditim nga QKEV.
Programi i detajuar do te shpallet ne ditet ne vijim.
Kreditet e kerkuara: 6 kredite
Pagesa: 3000 ALL
Info: harxhiarjan@yahoo.com
Komiteti Organizator

Sponsor të konferencës

CFO Pharma
Deltapharma
Alvogen
Bilim Pharmaceutical